Zbulohet oferta e Erion Veliaj për të zbritur nga froni Armando Dukën dhe për të ngjitur Shakon

Vetëm pak ditë më parë, në emisionin “Skaner” u raportua se UEFA mund të dalë me reagim zyrtar për ndikimin politik në zgjedhjet e FSHF. Jemi ende në ditët e para të janarit dhe larg zgjedhjeve, datë e papërcaktuar ende, por l.ufta ka nisur dhe mjetet nuk njohën më limite. Por çfarë po ndodh dhe pse UEFA mund të dali me një qëndrim për ndërhyrje direkte nga politika mbi kreun e FSHF? “Gijotina.com” ka treguar gjithë panoramën që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në mënyrë që Armand Duka “të rrëzohet” nga kryesimi i futbollit në vend. Më poshtë gjeni edhe shkrimin e plotë nga “Gijotina”:

“Kur nuk e mund dot me votë, do mendosh që votën ta konvertosh me abuzim pushteti dhe ofertim me prokurim të drejtpërdrejtë CASH. Aq më shumë kur afër devijimit të votës shfaqet një personazh publik, me tagër e mandate publik. Por, për të qeverisur kryeqytetin, dhe jo duke lëshuar “ofiqarët” e pushtetit të tij të betonit e parasë, në mënyrë që indirekt të prekë vullnetin e familjes së futbollit.Bëhet fjalë për Erion Veliajn, kryebashkiakun që ka marrë përsipër të vërë në dilemë të madhe UEFA-n, për vendimmarrje sanksionuese në dëm të futbollit shqiptar, për shkak dhe të provuar të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta e të ekspozuara të numrit 1 që qeveris Tiranën, Erion Veliajt. Vetë ai, networku afër dhe larg, administrata vendore dhe ajrore e kupton fare mirë që ky burri në FSHF, me 5 mandate në drejtim e zhvillim, është totalisht e pamundur që ta rrëzosh me votë.

Dhe për sa kohë dritarja e njerëzve të futbollit ka rrëzuar recetën me sfond politik që Veliaj ka ideuar prej kohësh në suport të një kandidati paralel (ende të pacertifikuar), atëherë nga zyrat e Bashkisë, zbardhet plani B, fuqia e pushtetit të ndërtimit, parasë, dhe difuzionit të saj.Së fundmi, me porosi direkte të kryetarit të Bashkisë, një anëtar aktual i Këshillit Bashkiak, Arjan Çukaj, njëherësh edhe biznesmen në fushën e ndërtimit, i është vetëofruar kandidatit për SHRFT (Shoqatën Rajonale të Futbollit Tirana) Krenar Alimehmeti që të japë dorëheqjen nga gara për zgjedhjet rajonale të Tiranës, në këmbim të 50 mijë eurove paradhënie CASH, dhe 50 mijë të tjerave në përfundim të procesit. Njëherësh, edhe me refuzimin e Alimehmetit, atij i është ofruar me shpenzime zero dhe totalisht të ,mbuluara prej tij largimi nga Shqipëria për disa muaj atij dhe familjes.

Dhe e gjitha kjo skenë ofruese e pushtetit të ndërtimit, afër kryetarit të Bashkisë dhe me ideimin dhe bekimin e vetë Lalit, është provë me audio e video, e cila shumë shpejt mund të administrohet nga organet e etikës në UEFA, si një ndërhyrje e drejtpërdrejtë, e politikës, dhe influencës shtetërore në cenim të ushtrimit të së drejtës së votës nga komuniteti I futbollit. Një video e tillë qarkullon në pak duar dhe menjëherë është shndërruar në një makth të plotë nga vetë kryebashkiaku, që është protagonisti kryesor në prishjen në themel të procesit të votës në zgjedhjet e futbollit. Përpos kësaj, në këmbim të këtij shërbimi, të ideuar më parë, vetë ndërtuesi Arjan Çukaj është “gostisur” menjëherë me një leje ndërtimi në zonat më të frekuentuara dhe të banuara, në ish-Bllok.

Tashmë kjo video është një provë e drejtpërdrejtë , e qartë, dhe e pastër e ndërhyrjes direkte me zë e figurë të politikës te futbollit, në shërbim të favorizimit klientelist të politikës për organet e reja drejtuese të futbollit. Erion Veliaj në një situatë të tillë ka parakaluar në dy kohë vetë qëndrimin ekuilibrist aktual të kryeministrit, duke i dhënë spaleta vendimmarrjes së tij për zgjedhje të cilat përherë kanë qenë tepër sensitive. Joshja dhe oferta e Veliajt për Krenar Alimehmetin, nëpërmjet një ndërtuesi i cili ofronte 50 mijë euro cash dhe 50 mijë të tjera në fund të procesit dëshmon implikimin kryesor të lojtarit kryesor politik në këto zgjedhje, kryetarit të Bashkisë, që për interesa të tij okulte zgjidhi të përdor mekanizmat e pushtetit të tij financiar për të deformuar një proces vote që do të vijë vetëm nga vullneti I anëtarëve të familjes së futbollit.

Kjo video po e tmerron aktualisht Lalin e Shakos, apo anasjellas, teksa në mënyrë ultimative mbetet minë vagante dhe provë në pak sekonda në skrivaninë e UEFA-s për të trokitur në dyert e shtetit shqiptar me mandatin e përjashtimit. Makineria e prishjes së procesit të votës në futboll, merr spunto nga zyrat e Bashkisë, me bekimin e kryetarit të saj, që tashmë gjendet në tehun e nxehtë të provës si i implikuar direkt në cenimin zgjedhor të futbollit”, shkruhet në artikull.

Author: admin