“Zëri i një engjëlli”/ Këngëtari me origjinë shqiptare fiton çmimin si “Vokali më i mirë” në faqen zyrtare të “Eurovision”

Tiranë

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon’s Tears i cili ka përfaqësuar Zvicrën vitin e kaluar, është shpallur fitues si vokali më i mirë në faqen zyrtare të “Eurovisionit”.

Talenti i tij është pëlqyer shumë nga votuesit ku tashmë e kanë përzgjedhur si fitues. Ka qenë vetë faqja zyrtare e “Eurovisionit” që ka publikuar një video të këngës së Gjonit me mbishkrimin “zëri i një engjëlli, është fitorja jote çmimi i zërit më të mirë në Eurovison”.

Përveç Gjonit, ishte dhe këngëtarja Anxhela Peristeri një nga kandidueset për të fituar çmimin si vokali më i mirë, duke bërë kështu që në garë të konkurronin dy shqiptarë.

Rikujtojmë dhe njëherë se fituesja e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong” është Ronela Hajati, me këngën e titulluar “Sekret”./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali