
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Danimarkë teksa drejtuesja e agjencisë së ilaçeve në këtë vend, Tanja Erichsen po mbante një komunikatë.




Tanja Erichsen, i ra të fikët teksa komunikoi bllokimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca.
Lajmi është bërë i ditur nga BBC.
Ajo po fliste live në televizion kur papritur ka rënë në tokë dhe menjëherë është ndërhyrë ndaj saj.
Kaq qenë një nga ministrat danez që i dha ndihmën e parë zyrtares.
Më pas ajo është transportuar për në spital dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Danimarka ka bllokuar përfundimisht përdorimin e vaksinës Astra Zeneca.




Vendimi i qeverisë në Kopenhagen do të bllokojë për disa javë fushatën e vaksinimit në atë vend.
Danimarka shndërrohet në vendin e parë që bllokon totalisht vaksinimin me Astra Zeneca.