Këngëtarja Beatrix Ramosaj është aktualisht një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP, pas skenave të xhelozisë me Egzonën por edhe me zgjedhjen e saj në zinxhirin e mbrëmjes së kaluar.
Por duket se pavarësisht këtyre ajo vazhdon ta tregojë se nuk ka qenë dhe nuk është e fare po fare e mirë në matematikë.
Pas gafës se 12 plus 4 bëjnë 26, ajo ka “dhuruar” një tjetër gafë për publikun i cili e ndjek dhe komenton në çdo moment.
Së fundmi në media dhe rrjetet sociale po qarkullon gafa e modeles, Dj. Dagz e pyet se sa bëjnë 1099 plus 1 dhe dhe ajo thotë një milion. Në këtë moment ndërhyn Donaldi i cili thotë: “Bëjnë 1100 moj”.
Beatrix pasi të dalë nga shtëpia bën mirë të merret pak me matematikën, të mësojë të paktën njohuritë kryesore.
Kjo nuk është hera e parë që Triksa thotë perla të tilla, që bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Tani jemi në pritje të perlës së radhës.