Trekëndëshi me Fifin dhe Semin, Graniti bën deklaratën e fortë dhe tregon kë do më shumë

Një nga ngjarjet e ditëve të fundit në “Big Brother VIP” ka qenë dhe xhelozia e Fifit karshi Granitit teksa ky i fundit ka rritur afrimitetin e tij me Semin.

Kjo gjë ka bezdisur tepër Fifin dhe disa prej banorëve të cilët pretendojnë se veprimet e Granitit kundrejt Semit janë të tepruara.

“Nuk është normale, ke bërë veprime që i kalojnë kufijtë e miqësisë”, është shprehur Arjola.

Në spektaklin e sotëm, treshja sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë veçse miqësi dhe Graniti u shpreh se i do të dyja vajzat si shoqe.

“Më pëlqen të rri me të dyja dhe po rri, i dua shumë si shoqe dhe nuk e kam tepruar me asnjërën prej tyre. Nuk dua të mërzis asnjërën”, tha Graniti.

Author: admin