Ethet e garës po shtohen, a do të sakrifikonte dikë Arjola për lojë?

Djemtë e maskuar si vajza, dhuruan një spektakël të vërtetë plot humor, batuta, ironi dhe sjellje gazmore.

Loja që do të pasonte do të ishte një sesion me pyetje-përgjigje që do banorët do t’i drejtonin njëri-tjetrit.

Arjola është një banore që ka treguar shumë karakter të fortë gjatë eksperiencës së deritanishme në “BBV”.

Por përgjigja që i dha sot Donaldit tregoi edhe egon për fitore që ajo mbart.

“A do ta sakrifikoje njeriun e preferuar për efekt të lojës”,- e pyeti ai.

“Normalisht që po”,- u përgjigj ajo pasi u mendua disa sekonda.

Top Channel

Author: admin