Alvisa pIas deklaratën e fortë për Hysenin: Është i sëmurë, ka dhùnuar dhe motrën e mbesën e tij

Alvisa Qarri dhe Hysen Ramaj kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas ska ndalit në “Përputhen Prime”, ku Alvisa deklaroi se është dh unuar nga ish-partneri i saj i cili e përndiqte dhe kërc ënonte.

Së fundmi, në një video të publikuar në Instastory ajo ka shokuar publikun teksa është shprehur se Hyseni ka dh unuar jo vetëm atë, por dhe motrën dhe mbesën e tij.

“Familja e tij e di shumë mirë se çfarë personi është ai. Ka ushtruar dh unë tek familja e tij, te motrat e tij, te mbesa e tij dhe jo më tek unë që nuk më ka asgjë. Kështu që do t’i them një thirrje të fundit familjes së tij: Nëse ai vazhdon me këtë muhabet, unë do vazhdoj me organet kompetente.

Deri tani nuk e kam bërë, kur kemi qenë të lidhur sepse e kam dashur, këto kohë nuk e kam bërë sepse kam menduar se do ta zgjidhim si njerëz të rritur që jemi, por tani është lajmërimi im i fundit. Nëse ai hedh dhe gjënë më të vogël dhe bën gjestin më të vogël unë do shkoj dhe do ta denoncoj se nuk e lë më këtu. Dhe familja e tij, e di shumë mirë se ça njeriu është, duhet të vejë ta kontrollojë nga trutë e kokës se qenka psiqik”- ka thënë Alvisa në video./shqiperiaime.com.al

Author: portali