Parashikuesja e fatit tregon konkurrentin, kush do ta fitojë “Big Brother VIP”?

Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar se cili do të fitojë “Big Brother Vip”.

Ajo ka rrëfyer se cili ishte parashikimi i parë që i kishte ndodhur shumë vite më parë, një shenjë që i dha sinjal se kishte një aftësi ndryshe.

“Pashë një parashikim në Ksamil, vdekjen e vajzës së shoqes sime, isha në shtëpi. mami na tha që që mos të dalim jashtë, trupi im po dridhej dhe më tha shoqja që hajde luajmë me litar, pastaj pashë që po loznim dhe i ra bunkieri, nga frika i thashë mamit, por ajo më tha vetëm mos dil jashtë“, tha ajo.

Sipas Kakacajt, të gjithë janë të dashuruar jashtë Big Brother dhe kanë hyrë aty për të bërë lojë.

Është e vërtetë lidhja mes Beatrix dhe Donaldi

“Është një lojë siç e keni parë edhe juve, do dalin dhe secili do të shkojë një shtëpinë e tij nuk ka dashuri”, tha ajo.

Parashikuesja ka dhënë edhe nga një koment për disa prej banorëve.

Iliri/ “I zgjuar dhe i fortë, por nuk do të jetë fituesi.”

Arjola/ “Është e fortë, as kjo nuk do të jetë fituesja, është me krakter, në cdo gjë që do e arrin, por ka dy fytyra që i nxjerr sipas situatave, të egër dhe ka një tjetër, është politikane.”

Einxhel/ “Është shumë e bla bla, e prekshme, mërzitet shpejt, ka karakter të dobët, jo nuk do e fitojë.”

Beniada/ “Është modele, as kjo nuk është fituese, është e vuajtur, është plagosur shumë herë, e ka treguar veten e saj. “

Donaldi / “100% do të fitojë.”

Beatrix/ Jo, nuk do të shkojë deri në grupin e fundit, nuk është e dashuruar, është e dashuruar jashtë lojës.”

Sara/ “Do jetë deri tek afërsisht grupi i fundit.”

Monika/ “ Shumë politikane, grua, e fortë, por nuk fiton.”./shqiperiaime.com.al

Author: portali