“Babi e kishte vdekje”, Beniada tregon për herë të parë punën që ka bërë për të paguar shkollën

Beniada ka folur sot me Meridianin për jetën e saj dhe ka zbuluar që kur ishte në vit të dytë universitet nuk donte që të mundonte prindërit me pagesat e shkollës dhe librave të shtrenjtë, ndaj nisi punë në një diskotekë si kasiere.

“Isha në vit të dytë. Librat bënin shumë shtrenjtë dhe fillova punë në një diskotekë si kasiere. Babi e kishte vdekje se kthehesha në shtëpi vonë, kishte frikë dhe më priste zgjuar. Unë vetëm merresha me biletat, por një gabim të bëje ishte shumë problem sepse i paguaja nga xhepi”, u shpreh Beniada.

Author: admin