Monika Lubonja i ka dhënë një mesazh Presidentit Ilir Meta nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Mesazhi si fillim nisi nga DjPm, i cili kërkon që të këtë pasaportë shqiptare. Kërkesa e tij është përcjellë nga aktorja shqiptare, Monika Lubonja e cila i drejtohet kamerës duke thënë se nëse Meta plotëson këtë dëshirë të dy DJ-vë nga Kosova, do të ishte dhurata më e madhe që do bënte për këto festa.
“Dëshira më e madhe që kanë këta, një pasaportë shqiptare. Kjo do jetë dhurata më e madhe për këto festa, zoti Ilir Meta bëjë te mundur këtë për dy djemtë. Mos harroni se këtë dëshirë e kërkojmë nga shtëpia e të gjithë shqiptarëve, Big Brother VIP” thotë Monika Lubonja./shqiperiaime.com.al