Big Brother Albania nisi transmetimin për herë të parë në vitin 2008. Që nga ajo kohë ka tërheqë pas vetes një gamë të madhe shikuesish të magjepsur për të parë se çka ndodh brenda një shtëpie të madhe për 3 muj pa pasur të drejtë me komunikimin nga jashtë.
Por këtë vit Vëllai i Madh ka vendosur që ta sjellë në një format të ri, jo me personazhe të thjeshta por me personazhe vip. Si zakonisht edhe kësaj here Arbana Osmani është moderatorja të cilës i besohet drejtimi i spektaklit çdo të martë dhe të premte.
Ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale sidomos në instagram ku ndan shpesh foto e video nga jeta profesionale por edhe private. Së fundmi ka zhvilluar një biseë virtuale me ndjeësit ku dikur prej tyre i tha se ti je Vëllai i Madh. Arbana vendosi të përgjigjej shkurt: “O zot” duke e shoqëruar shkrimin me emoji duke qeshë me lot.
Për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Moderatorja historike e “Big Brother”, Arbana Osmani, e cila edhe këtë vit është në drejtimin e këtij programi, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
Ajo i ka kërkuar atyre t’i tregojnë teoritë konspirative që kanë dëgjuar për “BB VIP”. “Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës.”- shkruan dikush. “Po, ashtu është.”- i është përgjigjur Arbana me humor, me në sfond Sara Hoxhën duke qeshur me të madhe.
“Që fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë.”- shkruan dikush tjetër. “Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt.”- përgjigjet ajo. “Që lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë.”- është një tjetër përgjigje. “Unë i kam marrë përpara.”- ia kthen Arbana.