Donaldi dhe Triksa janë çifti më i komentuar në BBV. Vëmendjes së tyre nuk i kanë shpëtuar as aktorë të mirënjohur.
Aktorja Rajmonda Bulku ka folur në lidhje me situatat e krijuara në Big Brother. Në një emison televiziv ajo tha se e ndjek herë pas here për shkak të Monika Lubonjës. Bulku tha se nuk i pëlqen fakti se Monikës i përmendin moshën, pasi aty mund të hyjë kushdo dhe të mos paragjykohet. Ndërsa për lidhjen mes Donaldit dhe Beatrix, Bulku tha se e sheh me syrin e aktores dhe se skenat e tyre janë të përshtatshme për filma erotikë.
‘Unë njoh një brez tjetër, ato vajzat e reja nuk i njoh. Kam parë një natë këtë çiftin e dashuruar. Ai djalë dhe ajo vajzë duhet ta thonë fort nëse janë të sinqertë në atë që bëjnë. Duhet ta mbrojnë atë që rrinë gjithë kohën të përqafuar. Një natë i kam parë që ata ishin një film.
Aty jashtë, diku ishte një zjarr dhe kamera që kompozimet ishin shumë të bukura, ajo ka një portret më të bukur sesa ai vlonjati. Kamera kishte punuar për të qenë një skenë erotike pa u puthur dhe mua më pëlqeu shumë si xhirim. Ata kanë hyrë në një lojë. Por ata ishin shumë të bukur në atë xhirim’.