Këto ditë që Bora Zemani ndodhet në spital kanë rastisur me ditëlindjen e djalit të saj, Arborit. Ai feston sot 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera është larg Borës. Kjo e fundit ka publikuar disa prej kujtimeve të tyre në Instagram, duke i bërë të voglit të saj një urim të përzemërt.
Ajo shkruan se festën do e shtyjnë për pak teksa shton se si një djalë i rritur, Arbori e ka kuptuar arsyen e saj. “Nje pike nga kujtimet tona… Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer. Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje …
Më herët ditën e sotme Olsa Muhameti zbuloi se moderatorja i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por pa e specifikuar çfarë konkretisht, teksa tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nesër do jetë në “Për’puthen”.
Personazhi më i komentuar i muajit të fundit, Bora Zemani, ka përfunduar mbrëmë në spital. Lajmi është bërë i ditur nga mikesha e ngushtë, Semi Jaupaj. Ajo ka postuar një fotografi nga spitali ku ka shkuar për vizitë. Dora e Borës është me serume. “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë” – është shprehur Semi.
Lajmi ka bërë xhiron e portaleve dhe thuajse të gjithë i kanë uruar Borës një shërim sa më të shpejtë, pasi afeksioni që publiku për të është shumë i madh. Por si është gjendja shëndetësore e saj? Autorja e Pëputhen, Olsa Muhameti, ka bërë pak më parë një video nga ambienti i spitalit ku gjendet Bora dhe ka dhënë lajmin e mirë.
Bora është shëndoshë e mirë, ka bërë një ndërhyrje, pa e specifkuar se çfarë dhe 100% nesër do jetë në puntatën e radhës të Përputhen. Vetë Bora ka konfirmuar në këtë video se është mirë dhe nesër do jetë ne emision. Kujtojmë se Bora Zemani mbetet emri me i diskutuar i momentit.
Ajo u perfshi ne trekendshin ndermjet Donaldit dhe Beatrixes. Prezantuesja e Perputhen kaloi nje situate te veshtire. Bora reagoi me nje postim ne Instagram për Donaldin javën e kaluar ku kërkonte të mos ta paragjykonim, por tashme ka patur dhe nje reagim publik te saj. Ajo leshoi nje mesazh indirekt per Donaldin ne Perputhen Prime.
Erioni, konkurrent i emisionit, ishte ne nje trekendesh me Ritvanen dhe Mikelen. Bora i kerkoi qe te tregohej i sinqerte dhe te mos luante me te dyja. “Uroj shumë që të jesh duke thënë të vërtetën dhe ta them këtë si femër. Është gjë shumë e shëmtuar që një mashkull të ketë një marrëdhënie të dyfishtë me dy femra. “Nje djale qe luan me dy femra i humbet te dyja, pasi nuk ben mire”. Nje deklarate e tille u prit me ovacione nga konkurrentet duke i thene: “Bravo Boraaaa”!