Një video jo fort e hijshme po qarkullon në Tik Tok. Monika është ajo e cila kësaj radhe u bë meme në rrjete sociale.
Ajo shihet teksa kruan veshin e saj dhe më pas e fshin në bluzen e Beniadës. Kjo video është shpërndarë në Tik Tok.
Kjo video është aspak e hijshme për pesonat që ndodhen brenda shtëpisë, posacërisht nga njerëz kaq me privilegj sic janë fytyrat publike. Beniada është vajza nga Durrësi që ka lindur në Itali dhe ka marrur pëlqimin e shumë njerëzve të cilët e duan pafajësin dhe çeltërsinë e saj.
Kujtojme se gjate javes, Monika Lubonja i ka dhënë një mesazh Presidentit Ilir Meta nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Mesazhi si fillim nisi nga DjPm, i cili kërkon që të këtë pasaportë shqiptare. Kërkesa e tij është përcjellë nga aktorja shqiptare, Monika Lubonja e cila i drejtohet kamerës duke thënë se nëse Meta plotëson këtë dëshirë të dy DJ-vë nga Kosova, do të ishte dhurata më e madhe që do bënte për këto festa.
“Dëshira më e madhe që kanë këta, një pasaportë shqiptare. Kjo do jetë dhurata më e madhe për këto festa, zoti Ilir Meta bëjë te mundur këtë për dy djemtë. Mos harroni se këtë dëshirë e kërkojmë nga shtëpia e të gjithë shqiptarëve, Big Brother VIP” thotë Monika Lubonja.
Shqiptarët e Kosovës kanë qenë prezentë këtë sezon të ‘Big Brother VIP’. Ndër ta dhe dy djemtë simpatik Pajtimi (DJ PM) dhe Arbëri (DJ Dagz). Arbëri e ka shfaqur dashurinë e tij për Shqipërinë shumë herë brenda shtëpisë. Ai madje pak dite me pare të vetmen kërkesë që pati ndaj Vëllait të Madh ishte shikimi i ndeshjes së kombëtares.
Pajtimi dhe Arbëri, e sidomos ky i fundit, ka shprehur se do ishte gati të hiqnin dorë nga Big Brother VIP për pasaportat shqiptare. Einxheli ‘bërtiti’ duke i bërë thirrje Presidentit të Republikës t’ua plotësojë dëshirën dy djemve. Gjatë kohës kur Einxhel po fliste, Arbëri po e përkëdhelte dhe po e puthte.