Kjo javë ka qenë e ndezur me debate mes banorëve të “Big Brother VIP”. Tensioni që ekziston në shtëpi është përcjellë edhe te ndjekësit e reality-showt. Teksa sikur mos të mjaftonte kjo, një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Teksa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në oborr duke diskutuar, disa persona kanë sulmuar shtëpinë e “Big Brother”. Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqetësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta. Sigurisht, situata është kontrolluar në kohë dhe nuk ka as të lënduar as dëme materiale.