Një misiom i fshehtë iu ngarkua Monikës, Beniadës dhe Beatrix mbasditen e sotme.
Në shtëpi janë futur lloje të ndryshme kafshësh të cilat vajzat duhet t’i largonin fshehurazi dhe pa u vënë re nga banorët e tjerë.
Në fillim ato ia dolën të largonin pulën, më pas delen dhe një qen.
Por kafsha e katërt nuk do të ishte sfidë lehtësisht e superueshme sa ato të mëparshmet.
Një gomar u gjend në lavanderi dhe Beniada nuk dinte sesi ta menaxhonte mbajtjen e tij në fshehtësi.
Përmasat e tij ishin të tilla sa transportimi i tij pa u vënë re ishte thuajse i pamundur.
Pa mundur të gjejë dot një zgjidhje, Beniada e dorëzuar vendosi të hypte mbi gomar dhe të provonte fatin ta nxirrte në korridor.
Sigurisht që menjëherë pas daljes banorët e evidentuan kafshën dhe vrapuan për ta parë nga afër.
Me ardhjen e gomarit misioni u deklarua i dështuar duke pasur si rezultat edhe ndërprerjen e tij.
Top Channel