“Vëllai i Madh” ka vënë re se disa banorë nuk po e respektojnë orarin e zgjimit dhe për këtë po tregohet tepër i rreptë me ta. Banorët që nuk e kanë respektuar këtë rregull në mënyrë të vazhdueshme janë: Pm, Dagz, Donald edhe Einxhel.
Për këtë arsye dënimi i tyre është të pastrojnë të gjithë shtëpinë. Pasi të kenë mbaruar pastrimin do të jenë Iliri dhe Arjola ata që do të shikojnë nëse pastrimi është realizuar me sukses.
Vlerësimin përfundimtar do ta japë një ekspert i pastrimit. Nëse nuk do ta realizojnë me sukses këtë provë ata do të rrijnë 24 orë pa cigare.