Një tjetër çift? Kledi dhe Sheila kapen “mat” në krahët e njëri-tjetrit (Video)

Sheila Haxhiraj ka qenë e eleminuara e dytë e “Big Brother VIP Albania” menjëherë pas Elhaidit. Ndërsa ish-futbollisti Kledi Hysa ka lënë shtëpinë disa javë më vonë.

Një dashuri qe nuk lindi brenda mesa duket po lind jashte. Në një video që po qarkullon së fundmi, Kledi dhe Sheila shfaqen shumë afër njeri-tjetrit.

Edhe pse ata kanë dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, vazhdon të diskutohet shumë për ta, sidomos së fundmi, të cilët janë parë duke kaluar disa çaste romantike me njëri-tjetrin.

Kledi dhe Sheila kanë qenë dy nga banorët, të cilët janë dashur më shumë brenda shtëpisë, duke qenë se nuk ishin karaktere konfliktuale dhe i shmangnin debatet e kota, duke sjellë energji pozitive.

Tashmë që ata janë jashtë, janë ftuar në emisione të ndryshme dhe jeta e tyre publike është më e ngarkuar nga sa ka qenë më parë. Të ftuar së fundmi në një emision, të dy bashkë ata janë ngacmuar nga prezantuesja për marrëdhënien që ata kanë, duke qenë se janë shfaqur shumë të afërt.

Madje Sheila dhe Kledi në llogaritë e tyre në Instagram postojnë herë pas here foto dhe video nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke drekuar dhe darkuar së bashku nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Author: admin