Raporti Beatrix-Donald mbetet pa dyshim një prej temave më të diskutuara në shtëpi, dhe jashtë. Sot të dy ata iu janë përgjigjur të gjithë dyshimeve të banorëve, mes tyre Arjolës, Antonelës, dhe Big Mamës. Antonela kishte hedhur dyshime se sa këto lidhje mund të zgjasin jashtë. Sakaq, dy banoret e tjera janë shprehur se Beatrix nuk bën asgjë veçse lyhet dhe puthet me Donaldin.
Por, duket se Beatrix dhe aktori janë më të sigurt se kurrë për njëri-tjetrin. “Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë, unë këtë djalë e dua, dhe ju e dini”, tha Beatrix. Edhe Donaldi nga ana tjetër tha se këngëtarja ishte njeriu që ai pëlqente dhe donte.
’Unë e dua, më bën të ndihem mirë. Kam parë tëk kjo sinqeritet që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera. Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri. Nuk lejoj askënd të përdorë këtë raport për lojë’’,- tha ai duke mos i përmbajtur as tonet e larta të zërit.
Mesa duket, edhe pse kanë shumë njerëz kundër, ata kanë zgjedhur njëri-tjetrin, dhe po ashtu siç vetë pranuan, koha do ta tregojë vërtetësinë e ndjenjave dhe marrëdhënies së tyre…
Ndërkohë në dhomën e rrëfimit ku Arbana e pyeti se çfarë ndien realisht për Triksën, Donaldi tha se ndien shumë gjëra që nuk i bën dot për shkak të presionit të kamrrave, të banorëve brenda dhe u shpreh shumë shqip “dua ta ha”, batutë që mori duartrokitjet e publikut.
Deklarata e sotme e Donaldit për Beatrix, por edhe anasjelltas, mund të themi që i kanë vënë vulën historisë mes Borës dhe Donaldit. Moderatorja e Përputhen pas këtyre që dëgjoi sot, e sigurt që nuk do rrijë të presë akoma Donaldin kur të dalë jashtë, sot u kuptua që historia mes tyre i përket të kaluarës.