“Fyerje dhe kërcënime”, Fifi rrëfen çfarë i ndodhi kur doli nga “BBV”

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga largimi i Fifit nga shtëpia e Big Brother, Fifi gjatë një bashkëbisedimi me djekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur për atë që ka përjetuar kur ka dalë jashtë, këngëtarja ka rrëfyer se familjarët e saj janë përballur me komente fyese dhe madje kërcënuese.

Këngëtarja, e cila doli nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj emocionale, thotë se nuk e kishte menduar që njerëzit do të arrinin deri në një pikë të tillë.

”Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, është shprehur Fifi.

Author: admin