Debate të shumta mes banorëve kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Në një pjesë të mirë të këtyre debateve protagonist ka qenë Arjola ku ka ngritur zërin e ka debatuar me shumë prej banorëve.
Fakti që ajo është shprehur se mbështet Ilirin edhe nëse e ka gabim sepse e ka shokë ka bërë banorët të mos ndihen mirë e madje Antonela i tha mbrëmjen e sotme se ajo ka lënë bashkëshortin për tradhti , ndërsa Ilirin e mbështeti në historinë që tregoi se kishtre tradhtuar të shoqen për disa vite.
“Unë kam pritur 6 vjet. Iliri tha kam bere tradhti dhe e gjej focë te një mashkull e gjej shembull. Ka zgjedhur familjen. Iliri eshte per t’u duartoktiur. Nuk mund te paralelizojë Ilirin si burrë dhe ish-burrin tim. Ish-burri im është shumë i mirë, është babai i fëmijëve të mij. Kam pritur 6 vjet që të marrë një vendim, sepse nuk dinte cfare te zgjidhte. Ndërsa, ky burrë(Iliri) zgjodhi familjen e vet. Do kisha dashur të kisha edhe unë një Ilir ne jetën time”, tha Arjola./shqiperiaime.com.al