Sot banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po diskutonin për lojën e “Big Brother VIP”.
Sipas Sarës është kuptuar se kush do lekët dhe se kush do një eksperiencë, ndërsa Antonela tha se është kuptuar dhe se kush bën fasadë.
Antonela: Ka dhe fasadë ma beso.
Sara: Po mirë.
Beniada: Unë jam për eksperiencë, po të kisha fasadë do isha sjelljë ndryshe.
Antonela: Si ndryshe? Ti s’je sjellë keq ndonjëherë, as nuk je mërzitur, gjë që më bën të mendoj se po mban fasadë, po luan dhe po luan bukur se e di që njerëzit e duan pozitivitetin.
Beniada: Unë jam vetvetja. Jam pozitive, kam lindur pozitive dhe ata që më njohin e dinë.
Antonela: Po edhe unë jam pozitive , por nuk dal ashtu.
Beniada: Pse?
Antonela: Sepse janë situatat, nuk e duroj dot fallcitetin, njerëzit e shtirur.