Mbrëmë është festuar 20 vjetori i themelimit të “Top Media”, ku të pranishëm ishin gazetarë e emrat e mëdhenj të “Top Channel” përfshirë konkurrentët e “Përputhen” dhe të larguarit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Padyshim aty nuk mungoi as Fifi, e cila u pa e afërt me pjesën tjetër të banorëve por edhe me Arbana Osmanin. Një moment që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte një kërcim i këngëtares me Arbanën, i cili përfundoi me puthje në buzë. SHIKO VIDEON KETU
Arbana Osmani ka ndarë disa pamje nga festa, por ndjekësit janë habitur kur kanë parë në Instagramin e Arbanës video të bashkëshortit të saj, Eduartit duke kërcyer mbi tavolina me gazetaret e tyre, Ketrina dhe Petrina. Në fund të festës ia ka marrë edhe një ‘Qyqeku’ me këngëtaren e njohur Fifi.
Arbana e ka marrë me mjaft sportivitet këtë situatë duke e filmuar vetë dhe duke u kënaqur me shfaqjen. Arbana është argëtuar pa masë duke i filmuar dhe postuar në story.
Kujtojme se mbrëmë eventi i Top Channelit i ka bërë sërish bashkë dy ish banorët Fifin dhe Granitin, meqë rast ata publikuan një foto së bashku për t’iu plotësuar dëshirën e flaktë të fansave.
Fifi dhe Granit Cana ishin ish dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të BBV. Ndonëse raportet e tyre fillimisht linin të kuptonin se ata do dalin çift nga shtëpia e famshme, gjërat brenda pak ditësh ndryshuan.