Një javë më parë, reperi i mirënjohur Ledri Vula ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar dy miqtë e tij Dj PM dhe Dj Dagz.
Pas momenteve prekëse, përqafimeve të shumta dhe situatës së bukur të krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari ka përshëndetur edhe pjesën tjetër të banorëve brenda shtëpisë, ku Monika Lubonja i merr këmishën që ai kishte veshur.
Në puntatën e mbrëmjes së djeshme, Monika dukej më bukur se kurrë teksa kishte veshur këmishën e këngëtarit. Nuk u desh shumë kohë që te reagonte edhe Sara Hoxha në mënyrë humoristike lidhur me look-un e aktores mbrëmë.