Dalja nga shtëpia e Big Brother Vip nuk ka qënë aspak e lehtë për Fifin. Dukej sikur çdo gjë ishte stabilizuar dhe këngëtarja do ti rikthehej rutinës së saj, dhe karrierës së saj artistike por, mesa duket jo çdo gjë ka funksionuar sikurse ishte parashikuar.
Burime pranë këngëtares na informojmë se një debat i ashpër ka ndodhur midis saj dhe producentit Flor Mumajesi, debat i cili i ka detyruar këngëtare të kthehet në Kosovë. Nuk dihen ende arsyet konkrete të këtij debati, por aludohet se mund të ketë qënë pikërisht loja e Fifit brënda shtëpisë së BBV. Sjellje e cila mund të ketë dëmtuar imazhin e këngëtares, arsye kjo e papranueshme për producentin Flor Mumajesi.
Kujtojmë përpara disa kohësh ku këngëtarja ishte pjesë e BBV, me hyrjen si të ftuar special të këngëtarëve Bruno dhe Klajdi, pas mbrëmjes Fifi ka shpërthyer në të qara pas një mesazhi që këngëtarët i thanë asaj në vesh. Mesa duket sinjalet e para të prishjes së kësaj marrëdhënie janë përcjellë që gjatë qëndrimit të Fifit në shtëpinë e Big Brother.
Një pikë tjetër dyshuese është mos kompozimi i mirëfilltë për këngën “Diell” e cila mbeti një demo edhe pas daljes së Fifit. Edhe pse kjo këngë u përqafua shpejt nga publiku, ajo kurrë nuk u prodhua si këngë e mirëfilltë nga studio e “Three Dots” por mbeti në nivelin e një demo.
Së fundmi Fifi është parë në prezencën e producentit Rinor Hykolli i cili prej vitesh është producent i këngëtares Tayna. Mesa duket Fifi po tenton të lidhë bashkpunim me të tjerë peoducent. Dalja e saj publike me këtë producent ka qënë pikërisht në ditëlindjen që Tayna festoi përpara disa ditësh.
Ka qënë pikërisht kjo ditëlindje e cila ka shuar mosmarrëveshjet midis Taynës dhe Fifit të cilat përpara disa vitesh kanë patur një debat të ashpër publik. Ende nuk ka një deklaratë nga ana e këngëtares nëse vazhdon të jetë pjesë e Three Dots ose jo, apo nëse do të jetë Rinori producenti I ri I saj. /Burimi: Pamfleti