Pas spektaklit të së premtes Einxhel u shpreh e prekur nga largimi i Arbrit por pasi ai u rikthye duket se ka filluar të afrohet përsëri me të. Në një bisedë Einxhel i thotë atij se do t’i vinte keq nëse ajo do të dilte në këtë pikë të lojës pasi sipas saj ka shumë banorë të tjerë të cilët nuk kanë qenë aktiv dhe nuk janë sprovuar sa ajo.
Arbri e ka mbështetur në këtë pjesë pasi u shpreh se në çdo prime Einxhel është protagoniste edhe nëse nuk ka të bëjë me të debati.
Gjithashtu Einxhel u shpreh se do t’i vinte keq nëse BBV do ta fitonte dikush që famën ose aktivitetin e tij nuk ka vendosur ta bazoj në Shqipëri. Këtu kuptohet që e ka fjalën për Ilirin, i cili e zhvillon karrierën e tij prej vitesh në Itali.
Debatet më të ashpra Einxhel i ka patur me Ilirin i cili gjithashtu famën e tij e ka të bazuar në shtetin fqinjë Itali por Einxhel nuk e ka theksuar me kë e ka pasi në shtëpi shimica e banorëve janë të famshëm jashtë kufijve të Shqipërise.
Mbrëmjen e te premtes gjate spektaklit, Einxhel tregoi gjatë spektaklit historinë e saj të dh.im.bshme të cilën e ka pasur të vështirë ta ndajë me të gjithë banorët. Ajo tregoi se prej vitit 2017 mamaja e saj ishte sëmurë dhe nuk dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video, për shkak të problemeve edhe me sëmundjen e parkinsonit.
Momenti preku edhe vetë Arbanën, ndërsa, dy shoqet e Einxhel, Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund së bashku me të. “Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba krah fotove ku duket ajo dhe Argjira duke qarë.
Me postime të ndryshme në rrjetet sociale vajzat kanë treguar mbështetjen e tyre për forcën e treguar brenda shtëpisë së Big Brother nga Einxhel.