Në një bisedë me DJ Dagz, Einxhel po e pyeste për lidhjen e tij të fundit. Dagz (Arbri) zbuloi se janë ndarë para 6-7 muajsh dhe është përpjekur të japë maksimumin e tij, por nuk kishte më rikthim.
Pasi dëgjoi fjalët e tij, Einxhel i dërgoi një mesazh ish të dashurës së tij duke i thënë: “Zemra kushdo qofsh mos u mërzit se nuk ke humbur ndonjë gjë.”
Pjesë nga biseda
Dagz: Kam 6-7 muaj që jam ndarë.
Einxhel: Nuk keni provuar të riktheheni?
Dagz: Ti vërtetë nuk më njeh mua. Unë të kam treguar. Jam tip që nuk dorëzohem dhe luftoj deri në një moment që nuk kam më cfarë të luftoj. Duroj. Kam qejf t’i shkoj gjërave deri në fund që të mos them nuk e kam provuar, nuk e lodh më trurin.
Einxhel: U ndatë me konsensus?
Dagz: Jo.
Einxhel: Të la ajo?
Dagz: Nuk ka rëndësi.
Einxhel: Okej, kot kuriozitet.
Dagz: Zemra kushdo qofsh mos u mërzit se nuk ke humbur ndonjë gjë.