Njerëzit janë fiksuar keq me ‘çiftin’ e ri të BBV, ja super surpriza që marrin nga fansat

Raporti mes Dj Dagz dhe Einxhel ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, tkesa ende nuk dihet se çfarë po ndodh midis tyre.

Dyshimet për një marrëdhënie më të fortë se miqësia janë ngritur akoma më shumë pas daljes së Dj PM dhe Dj Dagz, ku Einxhel ka reaguar e përlotur e plot emocion, një anë që nuk e kishim parë më parë tek moderatorja. Kështu, me rikthimin e Arbrit në shtëpi, marrëdhënia e tyre duket sikur është në një hap më të lartë, por gjithsesi ende e paqartë.

Si për t’i ndihmuar për të qartësuar ndjenjat sot dyshja ka marrë një surprizë nga fansat. Si shumë të tjerë, edhe Einxhel dhe Dagz kanë marrë një mesazh me parashutë ku shkruhet: “Einxhel je forca jonë. Dagz we love you! Einxhel-Dagz”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës Einxhel u shpreh se i druhej penalizimit të ndonjërit prej tyre nëse do të krijohej diçka.

Ajo theksoi se ka nevojë për kohën e saj dhe se nuk është fokusuar kurrë tek çështjet sentimentale, por fokusi i saj kryesor ka qenë vetja, puna dhe karriera.

Të shohim se si do ndikojë te dyshja kjo surprizë, pasi gjithë fansat e tyre jashtë po presin një afrimitet më shumë nga dyshja dhe dikush prej tyre duhet ta bëjë hapin e parë. /News31

Author: admin