Një pjesë e madhe e banorëve të Big Brother VIP kanë praktikuar ritet fetare brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Arjola, Sabiani dhe Elhaidi ishin vetëm disa nga banorët që janë falur disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Madje një debat i ashpër për këtë ritual ndodhi mes Antonelës dhe Arjolës, pasi kjo e fundit e akuzoi se ia kishte prishur të falurën pasi i kishte kaluar para dhe kishte bërtitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.
Por, duket se gjërat janë më ndryshe nga që duken! Me një veprim të fundit, Arjola Demiri ka habitur publikun, derisa po prap gjatë një debati të ashpër me Antonelën, banorja e Big Brother VIP shfaqet kësaj radhe me një varëse e cila mban një kryq në të.
Ndryshe, Arjola nisi aventurën e saj në Big Brother VIP me 5 tetor, por që loja e saj aty brenda po kritikohet si nga banorët por edhe nga publiku, për shkak të zërit të lartë, e që shpeshherë po cilësohet si një person tejet arrogant.
Arjola është vënë shpesh në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi ka pasur debate të forta me shumë nga banorët si Donaldi, Antonela, Beatrix, madje dhe me mikun e saj jashtë shtëpisë Meridianin.
Edhe gjatë spektaklit ‘live’ mundohet të jetë sa më shumë protagoniste dhe të ngrejë sa më shumë zërin, duke harruar që kjo gjë mund t’i kthehet në disfavor në publik.