Ditën e djeshme aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka realizuar një Stand Up Shoë.
Ndër të tjera, midis batutave dhe historive të ndryshme, gjatë monologut Dembacaj diskutoi lidhur me temën e martesës.
Megjithatë, një frazë e saj ka tërhequr shumë vëmendjen, pasi u duk si një thumbim për moderatoren e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani.
”Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.
Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.
Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj të “Instagram”./shqiperiaime.com.al