‘Pas Vitit të Ri këtu do të bëhet nami’, për çfarë po flet Iliri me Monikën?

Iliri i Big Brother VIP ka bërë një diskutim me Monikën dhe siç duket nga biseda bëhet fjalë për disa banorë të tjerë të shtëpisë.

Ata nuk përmendin emra, por Ilir thotë se pas Vitit të Ri në shtëpi do të bëhet nami, sepse shumë prej banorëve do ta heqin maskën.

Ai paralajmëroi se shumë gjera do të dalin, por u shpreh se publiku është i zgjuar dhe do të dijë të zgjedhë.

Ilir tregon edhe një bisedë që ka bërë me Donaldin, i cili e ka pyetur se çfarë mendon për Monikën tani dhe Monikën që ka qenë në fillim, kur ka nisur loja.

Ja biseda mes Ilirit dhe Monikës

Iliri: Këtu mbas Vitit të Ri do të bëhet nami

Monika: Pse do të bëhet nami?

Iliri: Po se do të hiqen maskat, kushdo që i ka

Monika: Po maskat xha po fillojnë ti heqin

Iliri: Jo ne, jo unë. Kushdo që i ka

Monika: Unë them për këtë treshen që na është bërë si treshja…s’ka çfarë të hiqet sepse maskat tona këto që kemi qenë këto jemi.

Iliri: Ne kështu kemi qenë

Monika: Kjo do lexohet

Iliri: Prandaj kur më pyeti dje Donaldi çfarë mendon për Monikën e dikurshme dhe Monikën e tanishme? I thashë Monika ka pas qenë dhe është Monika. Sic Arjola që ka qenë Arjola. Ama damkat që vendosen këtu ajo është e papranueshme. Prandaj po them që tani nëse do iki dhe unë do kemi nderin ta shikoj këtë lojë deri në fund, mbaje mend si do dalin këtu disa gjera.

Monika: Unë e njoh publikun tim, publiku di ti shikojë shumë mirë gjërat. Është publik i zgjuar.

Author: admin