Antonela është një nga banoret më ngacmuese të këtij formati, dhe shpesh ka sjellë debate të forta brenda në shtëpi dhe ka nxjerrë nga vetja disa banorë.
Kësaj radhe ka qenë Einxhel ajo me të cilën ka debatuar. E gjitha ka nisur nga një hipotezë e Antonelës, që Einxhel bënë ironi gjatë spektaklit në të cilin u largua dhe Big Mama.
Einxhel tha se e ka këshilluar Antonelën që të tregohet e kujdesshme me provokimet, por ajo nuk ia ka marrë për bazë fjalët.
Pjesë nga debati:
Antonela : Edhe ti bën ironi në Prime,thua gjëra jo të vërteta
Einxhel: Me ty?
Antonela: Po edhe me mua
Einxhel : Kur kam bërë unë ironi me ty?
Antonela : Me atë që the në Prime
Einxhel: S’kam bërë ironi, kam thënë atë që mendoj
Antonela: Unë e quaj ironi
Einxhel: Epo mëso çfarë është ironia
Antonela: E di shumë mirë e dashur, mëso ti çfarë është respekti dhe miqësia
Einxhel: Ti kapesh për gjëra pa vlerë
Antonela: Ti je ajo që kapësh për gjëra kot, siç u kape me Ilirin, ke gjithë Prime-t që kapesh me atë
Einxhel: Shif gjërat e tua dhe kur bën një bisedë tek e tek mbaje këtu bisedën, nëse të ka ngelur hatri me ndonjë gjë thuaje
Antonela: Po më ka ngelur
Einxhel: Edhe mua më ka ngelur që një natë më përpara kur të dhashë këshillë dhe nuk e more për bazë