Motra e Dj Dagz, Aurora ishte sot e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku komentoi raportin e të vëllait me Einxhelin. Ajo u shpreh se i pëlqen shumë moderatorja, pasi është shumë e plotësuar si vajzë.
Aurora madje shtoi se është fanse e Einxhelit dhe e çdo femre të arrirë si ajo.
“Unë e identifikoj veten me Einxhelin. Vëllait tim i pëlqejnë femrat e pavarura dhe Einxhel është shumë e bukur, është e zgjuar, di të shprehet, është oratore, është gjithcka që mund t’i pëlqeje një mashkulli. Unë jam fanse e Einxhel, për çdo femër që është e arrirë, e shkathët”, tha motra e Dagzit.
“Ajo qau kur doli Dagz por kur u rikthye ishte e ftohtë?”, e pyeti Dojna Mema.
Aurora: Einxhel ka thënë se do të shkojë në finale vetëm, e do pavarësinë, pa ndihmën e Dagzit. Unë e besoj reagimin e Einxhel, por ajo atë karakter ka. Unë mendoj që Arbri di ta vlerësojë situatën vetë. Se ai i merr vendimet vetë, dhe nëse nuk është njësoj nga Einxhel ndjenja, e vlerësoj gjithësesi, nuk mund ta shtyjmë.