Sabiani ishte një ndër banorët më të dashur për publikun shqiptar në “Big Brother Vip”. Brenda shtëpisë ai arriti të krijonte një miqësi të madhe me Ilirin. Marrëdhënie e cila është komentuar gjerë e gjatë nga publiku.
Sabiani nuk përmban dot lotët sa herë i duhet të flasë publikisht për Ilirin dhe i ftuar së fundmi në Fan Club këngëtari ka lënë një situatë epike.
Kur po pyeteshin se cili prej banorëve të nominuar mund të dalë këtë jave, gazetari Flavio Qarri përmendi emrin e Ilirit. Në këtë moment Sabiani çohet në këmbë me humor për të rrahur Flavion.
Si një ndër të ftuarit sot në “Big Brother VIP Fan Club” , Sabiani zbuloi më shumë rreth raportit të tij me Ilirin.
“Duke qenë se Iliri po përflitet shumë se mund të jetë një ndër pretendentët kryesorë të këtij 100 mijë euroshi të famshëm, çfarë ndodh pasi ai del?”, e pyeti moderatorja Dojna Mema.
Sabiani tregoi se do e presë me mall. “Po atë 100 mijë euroshin do ta prisni?”, vazhdoi Dojna. “Absolutisht që jo. Nuk ka lidhje fare paraja. Nuk më intereson triumfi monetar që do marrë Iliri aty. Nuk e kam menduar fare këtë pjesë”, u shpreh Sabiani.