Gjatë pasdites së sotme banorët e BBV ishin duke biseduar në oborr dhe duket se një debat ka filluar mes Ilirit dhe Antonelës.
Që pas daljes së Big Mamës mes dy banorëve debatet kanë qenë më të shpeshta.
Kësaj radhe Antonela i është drejtuar Ilirit duke i thënë se edhe pse preket nuk do ja japë nderin ose shansin që ai ta shohë atë të prekur.
Iliri ka këmbëngulur se Antonela nuk ishte prekur nga situatat e fundit dhe jo sepse nuk po e tregonte këtë gjë.“
Unë nuk bëj viktimën dhe nuk të lë të fitosh” kanë qenë fjalët e Antonelës ku i kujtoi edhe njëherë Ilirit debatin me Einxhel pasi sipas saj hapja e atij debate disa herë ka qenë vetëm për t’u viktimizuar./asutimes.com