Mund të thuhet që Trixa ka shumë pritshmëri nga Donaldi në lidhjen e saj me të por duket sikur asgjë nuk po funksionon.
Donaldi nuk ndihet dhe aq i rrëmbyer fizikisht sa ç’e pamë në fillim të krijimit të historisë mes të dyve. Duket që nuk ekziston ajo kimia që ndihet 200 km larg.
Dhe Trixa ndoshta e ndjen, prandaj “përpëlitet” në kërkesa absurde për vëmendje. Një grua nuk kërkon kurrë vëmendje. Shikoni këtë video të shkurtër, që flet sa njëmijë fjalë.
Pas pëlqimit të madh që kishin në ditët e para të lidhjes së tyre, tashmë në shtëpinë e famshme po shohim një fazë tjetër mes çiftit, Donald dhe Beatrix.
Tashmë, ata kanë filluar të njohin njëri-tjetrin më shumë duke testuar edhe limitet e shpeshherë duke pasur edhe zënka.
Kështu ndodhi edhe mbrëmë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit “botën e saj” duke i shkruar atij një listë me këngët e saj të preferuara.
Mirëpo, ajo është mërzitur në momentin që Donladi ka ndërhyrë duke i kërkuar të shtojë edhe dy këngë italiane në listën e saj, kështu ajo grisi letrën e nervozuar dhe u largua nga ai. Më pas, Donaldi shkoi pran saj për të sqaruar situatën dhe i kërkoi të mos e bëjë kaq të madhe një gjë të tillë.