Analisti Preç Zogaj shprehet i bindur se spektaklet në vendin tonë kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes.
Por sipas tij, kjo po shkon në ekstrem sepse nuk ke frenim etik, pasi njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën s**s se sa një çift që po puthet.
Në emisionin “Drejt” ai komentoi dhe pikturën e Ismail Qemalit, e realizuar nga Donaldi në “BB VIP”, e cila më pas u shit për 13 mijë euro.
“Këto spektaklet kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes. Shikueshmëria matet dhe agjencitë kanë një informacion për çdo emision në raport me shikueshmërinë dhe ndajnë reklamat. Në vendin tonë shkohet në ekstrem sepse nuk ke frenim etik.
Këto spektakle thërrasin një audiencë që nuk ka qenë e dukshme.
“Po shkohet në ekstrem”, Preç Zogaj ngre alarmin për emisionet tona televizive dhe shpërthen keq ndaj Donald Veshajt: Një vizatim i shpërfytyruar i Ismail Qemalit u shit 13 mijë euro!
Këto emisione nuk konkurrojnë me letërsinë, sepse nuk i ka pasur këta persona ndonjëherë. Njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën s**s se sa një çift që po puthet. Ishin disa piktorë shumë të shqetësuar sepse paskan në program një vizatim të shpërfytyruar që kushtonte 13 mijë euro me Ismail Qemalin”, ka thënë ndër të tjera Preç Zogaj.