Puntata e sotme e Për’puthen është ndryshe nga ditët e tjera. Pasi konkurrentët kanë uruar vitin e ri 2022 janë shfaqur momente të patransmetuara nga programi.
Mes tyre përfshihet edhe moderatorja Bora Zemani që shpesh herë e kemi parë duke bërtitur teksa përpiqet të mbajë nën kontroll situatën mes konkurrentëve që debatojnë me njëri-tjetrin.
Në një moment dëgjohet duke bërtitur: “Moj goca, e kuptoni logjikën e këtij programi, si mund të flisni ju të dyja e ata të dy paralel? Shihni moj çfarë bëhet.”
Pas kësaj, e diskutoi në studio me Arjanin.
Bora: Mua se si më duket të më shohin njerëzit kështu por janë momente që i shijojmë dhe i marrim me sportivitet.
Arjani: Gjatë regjistrimit të emisionit ndodhin herë situata herë qesharake e herë paradoksale që ne na krijojnë dhe na bëjnë humor.