Natën e 31 dhjetorit banorët e Big Brother Vip kanë shijuar ushqimet e preferuara, që i janë gatuar nga mamatë e tyre dhe njerez te tjere te aferm.
Kështu dhe Beatrix ka provuar një nga pjatat tradicionale që serviret në tryezat shqiptare për Vitin e Ri, përsheshi, me gjel deti, që ishte gatuar nga nëna e Donaldit, teksa duhet t’i dërgonte një mesazh.
Me sa duket gatimi i ka pëlqyer Beatrixit, e cila e ka falënderuar nënën e të dashurit të saj, duke treguar madje se kishte ngrënë dhe pjatën e Sarës.
Ndërkohë që banorët e tjerë i sugjeronin si të shprehej, një nga vajzat i tha madje të thoshte se i puth të dyja duart “vjehrrës”, por as Donaldi nuk ka dashur, duke i thënë qartë ‘jo’.
“Mami i Donaldit, faleminderit shumë për përsheshin ishte shumë i mirë. Të lumshin duart. Kam ngrenë jo vetëm pjatën time, por edhe pjatën e Sarës”, iu drejtua Beatrix nënës së Donaldit.
Kujtojme se sot ne mbremje duke filluar nga ora 20:00 na pret nje super nate me super surpriza me super emocione ne ‘Big Brother Vip’.