Fifi e nis vitin 2022 në mënyrën më të bukur të mundshme

Gjithmonë, jeta private e Fifit ka qenë një pjesë për të cilën publiku ka patur shumë kuriozitet. Por është shtuar akoma më shumë pas qëndrimit të “Big Brother VIP”, ku ajo pati shumë afrimitet me konkurrentin tjetër, Granitin.

Megjithatë së fundmi, ajo i sqaroi të gjithë, duke thënë se Granitin e ka dhe do ta ketë shok të mirë, por jo më shumë se kaq.

Ndërkohë, së fundmi, ajo ka postuar disa nga familjarët, miqtë e zemrës, bashkëpunëtorët, duke shkruar dy fjalë për ta, para ndërrimit të viteve.

Megjithatë, në fund, Fifi na zbuloi edhe se ka dikë në jetën e saj, por nuk mund ta postojë.“Janë dhe disa të cilët nuk jua postoj dot me marr vesh ju kush është.

Me të cilin I’m feeling njeriu ma i bekum në botë”, shkroi këngëtarja shume e dashur nga publiku ne nje postim në Instastory.

Pra, duket se sapo na tregoi se ka nisur një lidhje të re, por na duhet të presim që të mësojmë fatlumin… Fifi e ka nisur me kembe te mbare vitin 2022!

 

Author: admin