Teleskopi i ri i NASA do të funksionojë për vetëm 10 vite

Pas lançimit shumë të suksesshëm të teleskopit hapësinore James Webb nga NASA, agjencia ditën e sotme tha se misioni i saj nuk do të zgjasë më shumë se 10 vite.

Fillimisht ishte projektuar që teleskopi të ishte operacional për 5 deri në 10 vite por analiza e fundit e NASA publikuar ditën e sotme gjeti se teleskopi do të ketë mjaftueshëm karburant për të paktën 10 vite.

Destinacioni i teleskopit do të jetë 1 milionë milje larg Tokës. Edhe për Hubble NASA kishte parashikuar fillimisht se teleskopi Hubble do të jetonte për të paktën 15 vite por është operacional edhe sot pas 30 vitesh.

Ndryshimi mes Hubble dhe James Webb është se i pari është rregulluar nga austronautë në hapësirë ndërsa JWST jo./iforculture.info

Author: portali