Autorja e programit “Për’puthen” ishte e ftuar te emisioni “Open” për të folur për 2021-shin e emisionit si dhe për pritshmëritë e vitit 2022.
Olsa u pyet nga prezantuesja e “Shqipërisë Live” , e cila ndodhej në lidhje të drejtpërdrejtë se është komentuar shumë që ajo si autore, Arjan Konomi si opinionist dhe Bora Zemani janë beqarë.
Erjona: Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022?
Olsa: Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë.
Eni Vasili: Epo derisa të rrini gjithë ditën te “Për’puthen” s’keni për tu përputhur.
Olsa më pas foli për momentet pikante të 2021-shit që sipas saj ishin dalja çift e Alvisës dhe Bashkimit dhe rikthimi i çiftit Andi dhe Melisa pas gjithë skandalit të po 2021 që erdhën për herë të parë si çift në “Për’puthen”.
Përsa i përket 2022 Olsa foli për ndryshime: “U vunë re ndryshime që në fund të 2021. Kemi rikthimin e ish-përputhasve, i cili u prit po themi edhe me ovacione po edhe me pikëpyetje se pse duhet të riktheheshin. Jam kurioze të shoh se si do të funksionojnë Ana dhe Mevlani si konkurrent me të drejta të plota e se si do të shkojnë takimet. Mqs zonjat janë ato që e duan shumë “Për’puthen” shpresoj që me Mevlanin do kemi situata të reja dhe dashuri më shumë”,- tha Olsa.
Përsa i përket “Për’puthen +40” Olsa tha se shpreson ta rikthejë në vitin 2022.