“Po të kisha pirë më shumë do kisha bërë…”, Beniada dyshon se Einxhel dhe Dagz nuk kanë dhënë thjesht puthje

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e parë në shtëpinë e Big Brother. Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga Einxhel, e cila i ka treguar Beniadës se ka ndodhur në një moment kur ka qenë e pirë dhe e lodhur.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte.

Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha ndër të tjera moderatorja, që duket vërtet e mërzitur.

Teksa Einxhel, ishte duke treguar, Beniada ka dyshuar se mos dyshja kanë bërë s**s. Mirëpo kjo është mohuar nga Einxhel. Megjithatë, ajo ka shtuar se po të pinte më shumë mund të kishte ndodhur edhe se**i.

Einxhel: Nuk e di çfarë ndodhi. Beniada: O zemra, çfarë ndodhi?! Më shumë atë që mendoj unë (s**s). Einxhel: Jo, jo. Beniada: Ashtu si e thua ti, na traumatizon tani. Einxhel: Po të kisha pirë më shumë, ndoshta. (qesh).

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”, i tha ajo Einxhel.

 

Author: admin