Trekëndëshi i krijuar mes Borës, Donaldit dhe Beatrixës, ka bërë bujë të madhe në media. Nga gjithë ky mes, mbështetje të jashtëzakonshme mori Bora.
E tani kur erdhi fundi i vitit, janë hapur sondazhe ku duhet votuar për moderatoren e vitit. Moderatorja e vitit është shpallur Bora duke lënë pas Arbana Osmanin.
Bora nuk ka hezituar ti hedh këto sondazhe në storjet e saj ku ka shkruar: Pa fund e lumtur. Ajo nga gjithë situata e krijuar ka arritur të fitojë shumë ndjekës në instagram, madje ajo ka marrur mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga shumë personazhe publike.
Me pak fjalë, moderatorja e “Për’puthen” ka qenë kryeqendra e bisedave të shqiptarëve për vitin 2021. Kështu, e intervistuar nga VipMagazine, ajo ka folur rreth ndjesive të saj këto 365 ditë.
–Viti i Bora Zemanit me një fjali? 365 ditë shumë intensive në të gjitha drejtimet. -Çfarë do kishe bërë ndryshe? Hamm…ndoshta do harxhoja më pak energji në disa stituata të caktuara që nuk duheshin marrë më seriozisht seç duhet por diçka specifike nuk do ndryshoja.
-Kush janë ambiciet e tua për vitin 2022? Të ushqej e të rris më shumë gjithçka kam. Përkushtimin për djalin, familjen, shoqërinë, punën, biznesin.
-Dashuria jote më e madhe? A i bëhet kjo pyetje një mami?! 😊 Sigurisht Arbori! –A do të bëjë Bora Zemani një Përputhen 3? Në fillim te vitit 2020 nuk e dija që do prezantoja emisionin më të ndjekur për një vit e gjysmë. Nuk i dihet çfarë është rezervuar për ne.