Fansja e takon Fifin rrugës në makinë, këngëtarja iu jep shembullin prefekt VIP-ave të tjerë që kanë shumë po****

Fifi është këngëtarja që bëri bujë të madhe me rrugëtimin e saj në Big Brother VIP. Ajo sidomos mori ‘boom’ me alivanosjen e saj gjatë transmetimit live.

Por ‘boom’ bëri edhe kënga e saj ‘Diell’ teksti i të cilës u shkrua brenda shtëpisë së BBV-së nga Fifi. Së fundmi, Fifi ka shpërndarë në “InstaStory” një video te një ndjekëses e cila e ka takuar rastësisht këngëtaren.

Në makinën e fanses ndëgjohet pikërisht kënga ‘Diell’, por reagimi i Fifit ishte aq i ëmbël sa këndoi bashkë me fansen nga makina e saj.

Ajo gjithashtu i ka dërguar puthje fanses dhe e ka quajtur ‘Dashuri’. ‘Diell’ u pëlqye shumë nga publiku sot një muaj pas ajo numëron afër 12 milionë klikime.

Gjatë spektaklit të natës së parë të vitit 2022, banorët e BBV-së patën shumë surpriza. E njëra ndër surprizat ishte edhe rikthimi i ish banorëve duke bërë surprizë banorëve.

Fifi ishte njëra ndër banoret e cila befasoj Donaldit pasi ajo kishte bërë një tatuazh për të cilin ata kishin biseduar sa ishin në shtëpi.

Kjo gjë e përloti Donaldin dhe i premtoj Fifit që edhe ai do ta bëj sapo të dal. Madje ajo i kërkoi atij që luaj dhe të fitoj edhe për të.

Author: admin