Beatrix Ramosaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother VIP për shkak të lidhjes që krijoi me Donald Veshaj.
Ditën e djeshme, ajo u bë sërish kryefjalë e mediave dhe portaleve online pasi u raportua se emri i vërtetë i saj është Behigje Ramosaj.
Por lidhur me këtë ka reaguar vetë nëna e saj, Antigona përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar pasaportën e së bijës dhe emrin e saj Beatrix. “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa”, ka shkruar Antigona.
Pas lajmit ka reaguar edhe vëllai i saj Albani ka shpërthyer në të qeshura. Alban Ramosaj ka komentuar në lajmin e shpërndarë nga një faqe në Instagram, ku ka qeshur me të madhe.
Madje në komentin e tij, ai e ka etiketuar edhe vajzën e tezes, Anxhelinën. “Vdiqa, shikoje pak të lutem“, shkruan ai teksa i bën tag Anxhelinës.