Sabiani ka vazhduar të takojë të afërmit dhe njerëzit e dashur të Ilir Shaqirit dhe këtë herë ka vizituar prindërit e tij në shtëpinë e tyre.
“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, ka shkruar ai, teksa është ulur mes të dyve., një foto po merr pëlqime dhe komente pafund.
Para pak ditësh ai përcolli në aeroport Emilyn bashkë me djalin e tij, duke treguar kështu se raporti i tij me personat më të dashur të Ilirit dhe foto u komentua shumë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me foton krah prindërve të balerinit, për të cilët komentuesit kanë shprehur admirim, po aq sa për gjestin e Sabianit.
Sabiani krijoi një miqësi shumë të ngushtë me Ilirin Shaqirin brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, saqë të dy tani e konsiderojnë njërin-tjetrin si vëlla.
Gjatë spektaklit kur Arbana njoftoi banorët për shtyrjen e finales deri më 18 shkurt, Iliri ishte paksa i dyzuar, Sabiani mori fjalën për t’i përshëndetur dhe i tha Ilirit ta vazhdonte lojën deri në fund, pasi ai do kujdes për cdo gjë për familjen e tij dhe duket se e ka mbajtur fjalën./asutimes.com