Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është bërë pjesë e Big Brother VIP që nga fillimi.Teksa ka bërë tre muaj brenda shtëpisë, ajo në spektaklin e mbrëmshëm theksoi se do të vazhdojë garën për shkak të fëmijëve të saj.
Së fundmi është bërë një postim në Instagramin e artistes, i cili menaxhohet nga e motra.
Janë shpërndarë disa imazhe të Demirit nga dukja e mbrëmshme e veshur në një kostum ngjyrë blu.
“Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë”, kanë qenë fjalët përkrah këtij postimi.
Kjo i referohet një thënie që Arjola e bëri pak ditë më parë në një nga shout e këtij programi, gjersa theksoi se do e bëjë vetëm për fëmijët
E njëjta që nga hyrja në BB VIP e ka potencuar se dëshiron t’i fitojë paratë për të ndërtuar një shtëpi për të dhe tre fëmijët.
Big Brother VIP ndërkaq është shtyrë deri më 18 shkurt. /Telegrafi/asutimes.com