30 vjetorin, Bora Zemani e ka pritur mes miqve më të afërt në një festë në orët e para të datës 9. Kanë qenë miqtë e moderatores ata që kanë publikuar momente të ndryshme duke e uruar për ditëlindjen e saj.
Bora ka zgjedhur një veshje klas dhe në ngjyrë të zezë duke i qëndruar besnike zgjedhjes së herëpashershme edhe në prime-t e ‘Përputhen’.
Vetë Bora ka ripostuar të gjitha videot nga festa, duke treguar se ky 30 vjetor e ka gjetur shumë të lumtur dhe të gëzuar pranë miqve të saj.
Në prag të nisjes të Vitit të Ri dhe në ditën e fundit të 2021, Bora Zemani vendosi t’ju thotë “BYE BYE” disa personave që ndonëse në të shkuarën jeta ka dashur t’i kishte mjaft pranë.
Me një kërkim në llogarinë e saj në Instagram do të shikoni se moderatorja e njohur ka fshirë nga rrjetet sociale Romeon, Elgitin, Beatrixën dhe Donaldin. Elgiti e ka bërë shumë të qartë se anën e kujt mban dhe Bora e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin.
Kështu që edhe ai bëri të njëjtën gjë me moderatoren pas veprimit të saj. Kujtojmë se Elgit Doda është producenti i këngës që u bë virale dhe ishte dedikim ndaj moderatores Bora Zemani nga ish-partneri i saj Donald Veshaj.