Mbushet kupa! Donaldi s’e duron dot më dhe i bën dalje Beatrix: Ti nuk di çfarë nxjerr nga goja

Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP janë të komentuara gjithandej në mediat rozë. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shpesh ballafaqohen me sfida të ndryshme me të cilat “vëllai i madh” i vë përballë.

Së fundmi, ai ka vendosur që personazheve VIP t’iu fusë brenda në shtëpi disa “banorë” të rinj, në kuadër të provës javore.

Bëhet fjalë për disa kafshë si: lopë, dele dhe pula, të cilat “vëllai i madh” i ka futur në shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar një mini-fermë.

Këtu ka lindur edhe problemi mes Trixës dhe Donaldit. Për një qingj të vogël që Trixa thotë se Donaldi ia mori për show dhe i ndau këto momente romantike me banorët e tjerë dhe jo me të.

Madje ajo krijoi edhe një situatë të favorshme për të lëshuar lotët e saj. Donaldi pas kësaj i është sjellë shumë ftohtë duke i thënë që ajo nuk di çfarë nxjerr nga goja.

Nga ana tjetër Trixa duket sikur nuk mbërrin të kuptojë që fjalët që i tha Donaldit ishin vërtet të rënda, që mund edhe të cënojnë lojën e tij brenda shtëpisë, thënë nga goja e njeriut që presupozohet të ketë më afër.

Author: admin